
Momente të veçanta dhe plot emocion janë përjetuar në finalen e Big Brother VIP Albania, ku babai i Mateos erdhipër ta surprizuar djalin e tij.
Ai u shpreh tejet krenar për rrugëtimin e Mateos, duke i thënë se e ka bërë shumë krenar me mënyrën se si ka përballuar sfidat gjatë këtij formati.
Një nga momentet më të bukura ishte takimi i tij me Brikenën, të cilën e njohu për herë të parë. Atmosfera ishte e ngrohtë dhe plot emocion, duke reflektuar afrimitetin mes tyre, shkruan Kosovarja.
Babai i Mateos nuk i kurseu fjalët e mira për Brikenën, duke theksuar se është shumë i lumtur me zgjedhjen e djalit të tij dhe duke i dhënë kështu një “bekim” publik lidhjes së tyre.
