
Finalja e Big Brother VIP Albania po shoqërohet me reagime dhe mbështetje të shumta nga jashtë.
Së fundmi, Limi Hoti ka bërë të ditur publikisht se favoriti i tij për fitues është Rogerti. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai i ka bërë thirrje ndjekësve që ta votojnë, duke e cilësuar si një “real player”.

Ky qëndrim ka tërhequr menjëherë vëmendje dhe ka nxitur diskutime mes fansave, duke shtuar edhe më shumë emocionet në prag të shpalljes së fituesit.
