Çfarë po ndodh? Alarm për Manchester Unitedin

23:31 | 13 Qershor 2019

Çfarë po ndodh me skuadrën e Manchester Unitedit.

Objektivi kryesorë për merkaton tek Manchester United mbetet ylli i Crystal Palace, Aaron Ëan Bissaka.

Lojtari anglez luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë, pozitë e cila ka nevojë të përforcohet tek ‘Djajtë e kuq’.

Manchester United ka nisur tentimet për anësorin qysh nga muaji janar, por pa marrë përgjigje pozitive nga skuadra e Crystal.

Por, raportimet e fundit nga ‘Sky Sports’ bëjnë të ditur se Crystal Palace kanë vendosur kushtet përfundimtare.

Skuadra nuk do të pranojë asgjë më pak sesa 50 milionë funte për të liruar Ëan Bissaka.

Kështu, ‘Djajtë e kuq’ duhet të përgatisin një ofertë tejet të majme nëse duan shërbimet e të riut anglez.

Komento: