E dhimbshme: Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së

23:25 | 19 Prill 2026
e-dhimbshme:-ndahet-nga-jeta-ish-luftetari-i-uck-se

Është ndarë nga jeta veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Musa Mehani.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, dega në Drenas.

“Kur u dha kushtrimi për luftë, ai iu përgjigj thirrjes duke iu bashkuar radhëve të UÇK-së dhe duke dhënë kontribut të çmuar për atdheun. Për disa kohë, Musa jetonte dhe punonte në Gjermani, duke iu përkushtuar familjes. Ishte fjalëpak, por një njeri me zemër të madhe. Në këto momente të rënda, në emër të Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, dega në Drenas, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëluftëtarëve. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Komento: