
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës.
Kurti pritet të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, për të diskutuar çështjen e zgjedhjes së presidentit.
I pari i qeverisë tha se për detaje do të flas pas takimit.
Në mbledhjen e Qeverisë Kurti deklaroi se vendi po i afrohet një afati kushtetues, duke theksuar se zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk janë opsion dhe se zgjedhja e presidentit mbetet detyrë kushtetuese e të zgjedhurve të popullit.