
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka reaguar pas takimit të kryeministrit Albin Kurti me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Azemi tha se, pas ofertës së bërë nga Kurti ndaj Abdixhikut, ky i fundit mund të marrë përgëzime edhe nga Lista Serbe për shkak të refuzimit të saj.
Në një postim në Facebook, ai kritikoi qëndrimin e Abdixhikut, duke e cilësuar si të papranueshëm refuzimin e ofertës dhe mënyrën e komunikimit.
Postimi i plotë:
“Bravo Lumir, sot do të të urojnë Batoni, Valon Syla, Lirim Mehmetaj, Berat Buzhala, Lista Serbe etj.
Katër ministri, zëvendëskryeministrin/kryeparlamentarin dhe nuk e pranon ofertën, madje me arrogancë deklaron se nuk do të ketë më takime.
Thuajse i ka 40%, ndërsa në fakt ka rreth 14%.”