
Anëtari i LDK-së, Visar Azemi ka deklaruar se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja, dhe kjo për shkak se, sipas tij, kryeministri Albin Kurti i deshi të gjitha pozitat për vete.
Përmes një postimi në Facebook, Azemi shtoi se për 53 ditë u mbajt peng gjetja e një zgjidhje për Presidentin e vendit.
“Nuk po kërkojnë marrëveshje për shtetin, por nënshtrim për pushtetin e tyre. Problemi nuk është mungesa e takimeve. Problemi është mungesa e vullnetit të Kurtit për ndarje të drejtë të pushtetit dhe për një marrëveshje që e respekton demokracinë. Kush i do të gjitha për vete, në fund rrezikon t’i bllokojë të gjitha për shtetin. Pushteti absolut nuk është kompromis. Është arrogancë politike”, ka shkruar ai.