
Artistja e njohur Dafina Zeqiri i ka bërë një urim të veçantë për ditëlindje ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, me të cilën ka një raport shumë të afërt.
Ajo ka ndarë një postim në InstaStory, ku e ka uruar ish-presidenten për këtë ditë të veçantë.
Në këtë urim, Dafina ka zgjedhur fjalë të ngrohta dhe plot dashuri, duke theksuar edhe një herë lidhjen e veçantë që ka me Jahjagën.

“Urime ditëlindjen mikja ime më e mirë. Tezja e Daskanit. Inspirim! Të duam shumë”, ka shkruar artistja në postimin e saj urues.
Postimi shoqërohej edhe me një fotografi të dyshes.
Këngëtarja e shumë hiteve të njohura mban një raport tejet të afërt dhe miqësor me ish-presidenten e Kosovës.
