Mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së, Vlora Çitaku: Kurti do të sundojë, e jo të qeveris

17:55 | 20 Prill 2026
mbledhja-e-keshillit-drejtues-te-pdk-se,-vlora-citaku:-kurti-do-te-sundoje,-e-jo-te-qeveris

Vlora Çitaku, Sekretare e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, referuar Kryeministrit të Kosvës, Albin Kurtit, pas takimit të fundit me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, tha se Kurti synon “të sundojë, e jo të qeveris.”

Këto komente Çitaku i bëri para nisjes së mbledhje së Këshillit Drejtues të PDK-së, ku priten të dalin edhe me qëndrime për çështjet e fundit politike në vend.

“Thënë të drejtën, ajo çfarë kemi parë, dhe jo vetëm këto ditët e fundit, pas Aktgjykimit të GjK-së, por me vite të tëra, qysh se Kurti ësht zgjedhur kryeministër, ka qenë përpjekje për të sunduar e jo për të qeverisur. Një përpjekje për të nënshtruar, e jo për të bashkëpunuar. Dhe duke i njohur cilësitë e tij, është vështirë të paramendohet rezultat tjetër,” tha Çitaku për media.

Komento: