
Pas sulmeve të fundit në disa shkolla të Turqisë, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka propozuar ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët e moshs nën 15 vjeç.
Ai tha se kjo gjë po diskutohet në Parlamentin e Turqisë dhe sipas tij, do të mbushë një boshllëk shumë të rëndësishëm, raporton Anadoly.
“Unë besoj se amendamenti që kufizon përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën 15 vjeç, i cili aktualisht po diskutohet në Parlamentin tonë, do të mbushë një boshllëk shumë të rëndësishëm”.
“Në periudhën e ardhshme, ne do të prezantojmë detyrime për verifikimin e identitetit dhe ndarjen e informacionit në platformat e rrjeteve sociale”, tha ai.