
Një përleshje mes të miturve ka ndodhur në Prishtinë. Për pasojë, njëri ka mbetur i lënduar rëndë.
Njoftimi:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Prishtinë 19.04.2026 – 20:22. Është raportuar se ka ndodhur një rrahje në mes të disa personave të mitur ku një prej tyre ka pranuar tretman mjekësor. Me 20.04.2026 janë arrestuar dy të dyshuar, po ashtu të mitur dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 24 orë.