Ferat Shala: Fusha e energjisë në gjendje të jashtëzakonshme, qytetari po paguan taksë jomeritore

11:50 | 21 Prill 2026
ferat-shala:-fusha-e-energjise-ne-gjendje-te-jashtezakonshme,-qytetari-po-paguan-takse-jomeritore

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka deklaruar se fusha e energjisë elektrike në Kosovë është në gjendje të jashtëzakonshme dhe të rënduar. 

Ai tha se qytetarët po e paguajnë një taksë jomeritore.

“Grupi Parlamentar i PDK-së ka thirrur këtë seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar rreth situatës së përgjithshme energjetike. Kemi përcjell në vazhdimësi si GP, gjithë situatën e këtij vendi të energjisë, kemi përcjell mënyrën e menaxhimit dhe shkallën e investimeve në këtë sektor, kemi përcjell dhe nxjerr rezultate profesionale të mbështetura në raporte zyrtare. Tashmë kemi ardhur në përfundim jo vetëm ne si Grup Parlamentar, por edhe shoqëria civile dhe opozita në tërësi që qytetarët po e paguajnë një taksë jomeritore, dhe se sektori energjetik është në situatë të jashtëzakonshme të rënduar në çdo dimension”, tha Shala në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për çmimet dhe faturimin e rrymës për konsumatorët.

Sipas tij, shteti ynë është i varur nga importi, teksa përmendi edhe aferat me energji elektrike si dhe aktakuzat e ngritura.

Komento: