
Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuciv, të cilin e cilësoi si një “bisedë të hapur” mbi çështje të rëndësishme për komunën dhe qytetarët e saj.
Sipas tij, gjatë këtij takimi janë adresuar një sërë kërkesash konkrete që lidhen me zhvillimin dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në Bujanoc, transmeton Klankosova.tv.
Ai bëri të ditur se ndër kërkesat kryesore kanë qenë rritja e mjeteve nga transferi qendror, rinovimi urgjent i dy shkollave shqipe, si dhe sigurimi i një mbështetjeje ad hoc për një projekt të ujit të pijshëm.
Në përmbyllje të takimit, ai theksoi se të dy palët janë pajtuar që çështjet e diskutuara të kenë afate konkrete për zbatim në praktikë dhe që të angazhohen resurset e të gjitha niveleve të pushtetit për realizimin e tyre. Po ashtu, është rënë dakord që takime të tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me pjesëmarrjen e ministrave nga kabineti qeveritar, si dhe pa përjashtuar praninë e përfaqësuesve ndërkombëtarë.
https://www.facebook.com/arber.pajaziti.3/posts/1494048922449598?ref=embed_post