Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj

22:05 | 21 Prill 2026
tragjike:-dyshohet-per-dy-te-vrare-ne-memaliaj

Dy persona dyshohet se janë vrarë sonte në Memaliaj.

Një konflikt fizik mes disa personave raportohet se ka eskaluar në përdorimin e armës, raporton Top Channel.

Sipas TCh-së, i vdekur ka mbetur shtetasi Endri Goxhaj dhe një person tjetër, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Konflikti ka ndodhur në qendër të qytetit, fillimisht fizik, e më pas ka pasur përdorim të armëve. Të përfshirë në konflikt janë 30-vjeçari D. N., dhe viktima Endri Goxhaj

Komento: