
Ka dështuar të mbahet mbledhja e komisionit për shëndetësi e paralajmëruar për sot.
Kjo mbledhje ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit.
Në këtë mbledhje pikë e rendit të ditës ishte shqyrtimi i raportit përfundimtar për projektligjin nr.10/L-028 për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.
Kryetari i këtij komisioni nga radhët e VV-së, Haxhi Avdyli, ka thënë se do të njoftojnë për mbledhjen e ardhshme.