Maqedonci në Berlin: Bashkëpunimi ushtarak me Gjermaninë hyn në fazë të re

15:55 | 22 Prill 2026
maqedonci-ne-berlin:-bashkepunimi-ushtarak-me-gjermanine-hyn-ne-faze-te-re

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në kuadër të vizitës zyrtare në Gjermania, ka zhvilluar një takim me Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes, Nils Schmid, ku është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

“Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë, zhvillova një takim të veçantë me Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes z. Nils Schmid,” ka bërë të ditur Maqedonci.

Gjatë takimit, sipas tij, është vlerësuar lart mbështetja e vazhdueshme e Gjermanisë për zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe kontributi i saj në kuadër të KFOR-it.

“Gjatë takimit, diskutuam mbi avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke vlerësuar lart mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe kontributin e saj të rëndësishëm në kuadër të KFOR-it,” ka theksuar ai.

Ai shtoi se në takim janë trajtuar edhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të tjera të mbrojtjes.

“Po ashtu, trajtuam mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe zgjerimin e programeve të përbashkëta të trajnimit,” u shpreh Maqedonci.

Komento: