Albert Krasniqi kritikon opozitën për atë që e jepet si qasje konstruktive: Sa për atë VV kurrë s’do të kishte fituar zgjedhjet

17:30 | 22 Prill 2026
albert-krasniqi-kritikon-opoziten-per-ate-qe-e-jepet-si-qasje-konstruktive:-sa-per-ate-vv-kurre-s’do-te-kishte-fituar-zgjedhjet

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka krititikuar opozitën për atë që jepet për “qasje konstruktive” duke thënë se ajo nuk përkthehet në mbështetje elektorale.

Po të ishte ky rasti, Krasniqi thotë se “Vetëvendosje nuk do t’i kishte fituar asnjëherë zgjedhjet.”

Postimi i plotë:

Opozita gabimisht po tregohet “konstruktive”, dhe po investon kohë për të dëshmuar se “kush e ka fajin” për shkaktim të zgjedhjeve.

E para, konstruktiviteti në opozitë nuk shpërblehet me mbështetje elektorale. Po të vlente kjo logjikë, Lëvizja Vetëvendosje nuk do t’i kishte fituar asnjëherë zgjedhjet. Përkundrazi, ky “konstruktivitet” sot po lexohet më shumë si ngarendje për pushtet sesa si përgjegjësi shtetërore.

E dyta, po krijohet kundërthënie mes retorikës dhe veprimeve. Nëse Lëvizja Vetëvendosje konsiderohet parti me prirje autoritare, atëherë zgjedhjet janë mekanizmi demokratik që e frenon dhe e sfidon atë. Nuk mund të thuash se rrezikon demokracinë, e njëkohësisht të angazhohesh më shumë për shmangien e zgjedhjeve sesa vetë ajo.

Në fund, pak rëndësi ka kush e bart fajin. Me rëndësi është kauza për të cilën shkohet në zgjedhje!

Komento: