Komuna e Vitisë shënon Ditën e Tokës me aksione pastrimi dhe aktivitete mjedisore

18:20 | 22 Prill 2026
komuna-e-vitise-shenon-diten-e-tokes-me-aksione-pastrimi-dhe-aktivitete-mjedisore

Komuna e Vitisë ka shënuar Dita e Tokës me një sërë aktivitetesh mjedisore, që kanë përfshirë qytetarë dhe institucione të ndryshme lokale.

Aktivitetet kanë nisur në qendër të qytetit, ku pjesëmarrësit, në krye me kryetarin e komunës, Sokol Haliti, kanë zhvilluar aksione për pastrimin e hapësirave publike, si dhe mbjelljen e luleve dhe drunjve dekorativ në zona të ndryshme.

Në këto aktivitete kanë marrë pjesë nxënës dhe mësimdhënës nga shkollat fillore dhe të mesme, përfaqësues të Policisë së Kosovës, pjesëtarë të KFOR-it, stafi shëndetësor, kompania “Ecohigjena”, si dhe përfaqësues të komuniteteve fetare muslimane dhe katolike, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe qytetarë të shumtë.

Me këtë rast, kryetari Haliti theksoi se gjatë këtij muaji janë realizuar aksione të shumta mjedisore në pothuajse të gjitha lokalitetet e komunës, pas vendimit për ta shpallur vitin 2026 si vit të mbrojtjes së mjedisit.

Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së ambientit dhe përkushtimin institucional në këtë drejtim, duke u bërë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë për një mjedis më të pastër.

Sipas tij, gjatë kësaj periudhe janë larguar edhe deponi ilegale të mbeturinave, ndërsa Komuna e Vitisë po vazhdon angazhimin për parandalimin e ndotjes, mbrojtjen e mjedisit dhe rritjen e vetëdijesimit qytetar./Gazeta 10

https://www.facebook.com/share/p/1CgJzuVJH8/

Komento: