
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të drejtores së ndjerë të Arsimit në komunën e Shtimes, Yllka Fejzullahu, e cila vdiq sot si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.
Duke u shprehur ngushëllime familjarëve, miqve, kolegëve në komunë dhe qytetarëve të Shtimes, kryeministri Kurti e kujtoi atë si dashamirëse me secilin, aktiviste të mençur dhe të palodhshme.
“Kryeministri theksoi se që kur e njohu Yllka Fejzullahun ajo nuk u ndal asnjëherë së punuari dhe vepruari pa e kursyer vetën, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në angazhimin e saj në Lëvizjen Vetëvendosje, në shoqëri dhe në institucione. Ai theksoi se vdekja e saj përbën një humbje të madhe jo vetëm për familjen, por për të gjithë vendin”, thuhet në komunikatë.
Yllka Fezjullahu ka qenë kryetare e organizatës Gratë për Vetëvendosjen, ndërsa në të kaluarën ka shërbyer edhe si këshilltare e ish-ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe asambliste në komunën e Shtimes.