Kurti emëron ambasadorin Agron Bajrami kryenegociator në dialogun teknik me Serbinë

22:48 | 22 Prill 2026

Kryeministri Albin Kurti ka emëruar Agron Bajrami në pozitën e kryenegociatorit të Republikës së Kosovës në dialogun teknik për normalizimin e marrëdhënieve me Serbia.

Lajmi është bërë i ditur nga Qeveria e Kosovës, e cila njoftoi se Bajrami do të udhëheqë procesin e dialogut teknik në kuadër të përpjekjeve për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z. Agron Bajrami në pozitën: Kryenegociator i Republikës së Kosovës në dialogun teknik për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, Kurti e ka uruar Bajramin për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive që lidhen me këtë rol të rëndësishëm.

Përveç këtij angazhimi, Bajrami aktualisht mban edhe pozitën e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Belgjikë.

Komento: