21 vjet më parë, videoja e parë në YouTube, si nisi revolucioni i pamjeve online

08:45 | 23 Prill 2026
21-vjet-me-pare,-videoja-e-pare-ne-youtube,-si-nisi-revolucioni-i-pamjeve-online

Më 23 prill 2005, rreth orës 08:30 të mëngjesit, nisi një epokë e re për internetin, kur u ngarkua videoja e parë në platformën YouTube, me një kohëzgjatje prej vetëm 18 sekondash.

Videoja u publikua nga një prej themeluesve të platformës, Jawed Karim, dhe mbante titullin “Unë në kopshtin zoologjik”. Në të, ai shfaqet përpara elefantëve në Kopshtin Zoologjik të San Diegos, duke folur thjesht dhe pa ndonjë përgatitje të veçantë. Nuk kishte montazh apo skenar, por vetëm një moment i zakonshëm i ndarë në internet.

Komento: