Bllokimi i Hormuzit, Trump jep urdhër: Qëlloni dhe vrisni!

15:40 | 23 Prill 2026
bllokimi-i-hormuzit,-trump-jep-urdher:-qelloni-dhe-vrisni!

Trump pretendon se ka ‘kontroll të plotë’ mbi Ngushticën e Hormuzit dhe se Irani është i përfshirë nga ‘lufta të brendshme’.

“Asnjë anije nuk mund të hyjë ose të dalë pa miratimin e Marinës Amerikane. Është ‘e mbyllur fort’ derisa Irani të bëjë një MARRËVESHJE!!!”

Trump tha gjithashtu se Irani është i pllakosur nga luftërat e brendshme midis mbështetësve të vijës së ashpër dhe të moderuarve dhe se iranianët “as nuk e dinë se kush është udhëheqësi i tyre i vërtetë”.

Donald Trump tha se i ka urdhëruar Marinës Amerikane të “qëllojë dhe vrasë” çdo anije që minon Ngushticën e Hormuzit.

Në një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale Truth, presidenti amerikan tha se “minapastruesit” e tij “po pastrojnë aktualisht ngushticën”.

Komento: