Bedri Hamza e uron Thaçin për ditëlindje: Kosova të pret, është koha të ritakohemi e festojmë në atdhe

10:50 | 24 Prill 2026
bedri-hamza-e-uron-thacin-per-ditelindje:-kosova-te-pret,-eshte-koha-te-ritakohemi-e-festojme-ne-atdhe

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka uruar për ditëlindje ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Hamza ka thënë se ndonëse Thaçi po e kalon ditëlindjen e gjashtë në Hagë, atij nuk i është lëkundur qëndrueshmëria.

Hamza ka thënë se është koha për t’u ritakuar e festuar në Kosovë.

Postimi i plotë i Hamzës:

Edhe një ditëlindje larg Kosovës. E gjashta me radhë, President. Jo si zgjedhje, por si një padrejtësi që ka zgjatur shumë. Megjithatë, ka diçka që nuk është zbehur e as lëkundur asnjë ditë: qëndrueshmëria jote dhe besimi e krenaria jonë.

Na ke munguar shumë. Tani është koha të ritakohemi dhe të festojmë në atdhe.

Kosova të pret. Ne të presim.

Urime ditëlindjen, President! 👍

Komento: