DASH e falënderon Kosovën që e shpalli si organizatë terroriste IRGC-në iraniane

12:01 | 24 Prill 2026
dash-publikon-listen-me-vendet-me-te-rrezikshme,-sa-te-sigurta-jane-shqiperia-dhe-kosova-per-amerikanet?

Departamenti Amerikan i Shtetit, përkatësisht Zyra kundër Terrorizmit, e ka falendëruar Kosovën për vendimin e shpalljes së organizatës iraniane IRGC si organizatë terroriste.

“Ne e falënderojmë Kosovën për qëndrimin kundër terrorizmit dhe për përcaktimin e IRGC-së si një organizatë terroriste”, shkruan DASH në reagim.

Qeveria e Kosovës e ka shpallur si organizatë terroriste Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), gjatë një mbledhjeje me 20 prill në Prishtinë.

Kryeministri Albin Kurti tha se “përmes këtij vendimi, Kosova e forcon qëndrimin e saj në mbrojtjen e sigurisë ndërkombëtare, vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut”.

“Ky është rreshtim i qartë i Kosovës përkrah aleatëve të vet strategjikë në luftën e përbashkët kundër terrorizmit”, kishte deklaruar Kurti.

Komento: