Ujësjellësi i Prishtinës: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje dhe masa përmbarimore

12:25 | 24 Prill 2026
ujesjellesi-i-prishtines:-konsumatoret-me-borxhe-te-papaguara-rrezikojne-shkycje-dhe-masa-permbarimore

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar konsumatorët se të gjithë ata që kanë obligime të papaguara për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit janë të detyruar t’i shlyejnë borxhet në afat sa më të shkurtër.

Sipas njoftimit, ndaj konsumatorëve që nuk i kryejnë obligimet financiare do të aplikohen masa ndëshkuese, përfshirë shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit dhe inicimin e procedurave përmbarimore.

Po ashtu, bëhet e ditur se shkyçja mund të aplikohet për konsumatorët që kanë dy ose më shumë fatura të papaguara.

Komento: