Berisha: Kosova mund të ketë kandidat konsensual për president nga komuniteti egjiptian

12:50 | 24 Prill 2026
berisha:-kosova-mund-te-kete-kandidat-konsensual-per-president-nga-komuniteti-egjiptian

Deputeti i komunitetit egjiptian në Kuvendin e Kosovës, Veton Berisha, ka kritikuar partitë shqiptare për mungesë bashkëpunimi në arritjen e një marrëveshjeje për çështjen e presidentit.

Berisha tha se mosgjetja e një konsensusi politik po e vështirëson procesin dhe theksoi gatishmërinë e komunitetit që ai përfaqëson për të ofruar një zgjidhje.

“Edhe nëse vërtet ka mbetë Kosova pa asnjë person konsensual ne si komunitet egjiptian jemi të gatshëm që të ofrojmë një kandidat konsensual me vlera prej një akademiku edhe besoj që ndoshta është mundësi që ky person të jetë konsensual”, tha ai.

Komento: