Kurti i përgjigjet Rrahmanit: Martasa e së njëjtës gjini është çështje gjinore, jo familjare

13:35 | 24 Prill 2026
kurti-i-pergjigjet-rrahmanit:-martasa-e-se-njejtes-gjini-eshte-ceshtje-gjinore,-jo-familjare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga foltorja e  Kuvendit i është përgjigjur pyetjes së deputetit të PDK-së, Eman Rrahmani, lidhur me ligjin për martesat e së njëjtës gjini.

Ai theksoi se gjatë mandatit të tij janë ndërmarrë hapa konkretë për mbështetjen e familjes.

“Po kthehem te pozicioni që ta kuptojmë çështjen dhe po ecim të përmbledh se çfarë ka ndryshuar në këtë mandat, ku kemi bërë hapa të qartë dhe të matshëm për të vendosur familjen në qendër të politikbërjes shtetërore. Së pari, janë vendosur dhe po zbatohen shtesat për fëmijë dhe lehona, si politika të reja të cilat nuk kanë ekzistuar më parë në këtë formë dhe shtrirje. Këto masa përfaqësojnë një ndryshim thelbësor në qasjen e shtetit ndaj familjes: nga një rol pasiv në një mbështetje aktive dhe të drejtpërdrejtë për mirëqenien e saj, duke kontribuar njëkohësisht në nxitjen e natalitetit dhe përmirësimin e perspektivës demografike të popullit dhe të vendit tonë.

Kurti shtoi se këto çështje i konsideron gjinore dhe jo në kuadër të ministrisë së familjes.

“Së dyti, për herë të parë kemi  nisur reformën e thellë të asistencës sociale, e cila është tashmë në fazë të avancuar. Kjo reformë synon eliminimin e padrejtësive dhe mbivendosjeve, identifikimin më të saktë të familjeve në nevojë, vendosjen e standardeve të qarta dhe krijimin e një sistemi që e mbështet familjen realisht, duke e lidhur ndihmën me dinjitetin dhe aktivizimin në tregun e punës. Së treti, në përputhje me zotimet tona programore, kemi integruar në politikat qeveritare mbështetjen për kujdesin e hershëm të fëmijëve përmes përfshirjes së gjyshërve, gjenerata për gjeneratë, si një model që jo vetëm e lehtëson barrën për prindërit, por edhe e forcon lidhjen ndërbrezore brenda familjes. Tash, çështjet të cilat u adresuan këtu, nuk i konsideroj çështje të familjes, por çështje gjinore. Mund të bëjmë edhe një debat ndonjë ditë tjetër për çështje gjinore, por siç e dimë ne, Ministria është Ministria e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare. Jo vlerave të luftës, po vlerave të luftës çlirimtare. Se lufta jonë ka qenë çlirimtare”, u shpreh tutje ai.

Komento: