Zbulohen pamjet nga projekti i Stadiumit Kombëtar të Kosovës

12:43 | 14 Qershor 2019

Dalin pamje të tjera nga projekti i Stadiumit Kombëtar të Kosovës.

Është prezantuar projekti për stadiumin e ri Kombëtar që pritet të fillojë ndërtimin së shpejti.

Në muzeun e Kosovës morën pjesë kryeparlamentari Kadri Veseli, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, kryetari i FFK Agim Ademi si dhe figura të tjera nga politika e sporti.

Punimet për fillimin e stadiumit do të nisin këtë vit, ndërsa punëkryerësi do të jetë një kompani turke.

Stadiumi kombëtar do të ketë një kapacitet prej 30 mijë ulëseve dhe në ndeshjet e Kosovës do të marrë ngjyrë të kaltër.

Përreth stadiumit do të ketë parqe, hotele, restaurante, fusha ndihmëse e pishina.

Futbollistët përmes një videoje kanë falënderuar dhe kanë premtuar që do ta japin maksimumin e tyre për t’i gëzuar tifozët edhe në këtë stadium, ashtu siç kanë bërë deri më tani në “Fadil Vokrri”.

I pranishëm ishte edhe ylli i Kombëtares “Dardane”, Milot Rashica, dhe shumë politikanë të tjerë.

Komento: