Krasniqi: Me pas opozitë tani e propozon Ramush Haradinaj për President!

11:32 | 25 Prill 2026

Zyrtari i AAK-së, Dardan Krasniqi, ka reaguar pas propozimit të LVV-së që opozita të propozojë tre emra për President.

Krasniqi në një postim në Facebook ka ndarë një foto me kryetarin e AAK-së, Haradinaj, ku shkruan ‘Me pas opozitë tash, edhe pse Lëvizja Vetëvendosje nuk është më partner që ka të bëjë me vetëvendosjën, e propozon, Ramush Haradinaj kandidat për president’
‘Jo tre, po një emër’ shkruan Krasniqi.

‘Edhe pse në këtë krizë që e ka fut vendin me mashtrim e paaftësi Albin Kurti, asnjë emër më nuk ka vlerë’ përfundon shkrimin.

Reagimi i plotë:

Komento: