Mustafa: LDK kundër shmangies së procedurave për Ligjin e Buxhetit

12:50 | 25 Prill 2026
mustafa:-ldk-kunder-shmangies-se-procedurave-per-ligjin-e-buxhetit

Deputeti i Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka deklaruar se kjo parti është kundër përshpejtimit apo shmangies së procedurave për miratimin e Ligjit për Buxhet.

Sipas tij, ky ligj ka rëndësi jetike për vendin dhe duhet të trajtohet me kujdes maksimal institucional.

“Ligji për Buxhet është i rëndësisë vitale dhe si i tillë ka procedura strikte. Për shkak të mungesës së procedurave, LDK voton kundër përshpejtimit apo shmangies së tyre”, tha Mustafa.

Komento: