
Një konflikt mes një ish-çifti ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë në Prishtinë, mëson Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur më 25 prill 2026 në rrugën “Ferid Curri”, ku rreth orës 12:00 është raportuar një mosmarrëveshje që ka eskaluar mes dy personave.
Në vendin e ngjarjes, policia ka hasur në palët e përfshira: S.N. (32 vjeç) dhe A.K. (30 vjeç), si dhe dy dëshmitare që ndodheshin aty.
Sipas deklarimit të S.N, ai kishte qenë në një lidhje rreth trevjeçare me të dyshuarën, e cila kishte shkuar në shtëpinë e tij, pa qenë i qartë për arsyen.
Pas shoqërimit në Stacionin Policor “Veriu” dhe intervistimit të të gjitha palëve, në konsultim me Prokurorin kujdestar, rasti është ndarë në dy vepra penale.
Ndaj S. N është iniciuar rasti për “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa ndaj A. K. rasti për “Sulm”, në kuadër të dhunës në familje.
Të dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet nën hetime.