KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”

21:35 | 25 Prill 2026
kek:-stabilizohet-sistemi-i-elektrofiltrave-ne-“kosova-a”

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se ndërprerja e përkohshme në funksionimin e elektrofiltrave në Termocentralin “Kosova A”, e shkaktuar nga një ndërprerje në qarkun elektrik të ndërprerësve të kompresorëve të ajrit me automatizëm, është tejkaluar me sukses.

KEK kishte njoftuar gjatë ditës për këtë ndërprerje të përkohshme, duke theksuar se situata po trajtohej me prioritet.

“Paralelisht, janë duke u zbatuar masa intensive parandaluese me qëllim mbrojtjen e aseteve të tjera teknike dhe minimizimin e çdo rreziku potencial për sistemin.Korporata Energjetike e Kosovës mbetet e përkushtuar për menaxhim profesional të situatës, transparencë ndaj opinionit publik dhe rikthim sa më të shpejtë në operim normal, në përputhje me standardet teknike dhe mjedisore në fuqi”, thuhet në njoftimin e KEK-ut

Komento: