Arrestohen dy persona në Rahovec me raste të ndara – Njëri sulmon policinë e tjetri shtie me AK-47

12:05 | 26 Prill 2026
arrestohen-dy-persona-ne-rahovec-me-raste-te-ndara-–-njeri-sulmon-policine-e-tjetri-shtie-me-ak-47

Dy persona janë arrestuar të shtunën në vendin Guri i Kuq në Rahovec, në dy raste të ndara, ka njoftuar Policia e Kosovës. Njëri u arrestua pasi nën ndikim të alkoolit ka penguar zyrtarët policorë duke ua bllokuar rrugën me veturë e sulmuar edhe fizikisht. 

Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.

“Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka penguar zyrtaret policor duke u bllokuar rrugën me veturë, e me pas edhe i ka sulmuar fizikisht. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Personi tjetër sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës është arrestuar pasi ka shtënë me armë zjarri. I dyshuari në vendin e ngjarjes e dorëzoi armën e zjarrit AK-47 e cila dyshohet se u përdor gjatë të shtënave.

“Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes i dyshuari ka dorëzuar armën e zjarrit AK-47 e cila dyshohet se është përdor, ndërsa gjatë kontrollit janë gjetur edhe një karikator i të njëjtës armë dhe 3 gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Komento: