
I dyshuari që hapi zjarr mbrëmë në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë ishte një mësues privat me bazë në Kaliforni, i cili kishte studiuar në një universitet të rangut të lartë.
I dyshuari — i identifikuar nga mediat amerikane si Cole Tomas Allen — kishte punuar si mësues për një shërbim tutorimi në Torrance, thanë për CBS dy zyrtarë të forcave të rendit. Nuk është e qartë nëse ai ishte ende i punësuar nga kompania.
Instituti i Teknologjisë i Kalifornisë konfirmoi për CBS, nëpërmjet një emaili, se Allen ishte diplomuar në Caltech në vitin 2017, por nuk dha hollësi të tjera.