‘Fshesë’ e madhe të United, pritet largimi i 13 lojtarëve gjatë verës

20:43 | 26 Prill 2026

Manchester Unitedi po përgatitet për një verë shumë të madhe ndryshimesh, pasi klubi është gati të largojë deri në 13 lojtarë në një nga merkatot më transformuese në historinë moderne të tij.

“Djajtë e Kuq” aktualisht renditen të tretët në Premierligë dhe synojnë rikthimin në Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga viti 2023.

Fitorja 1-0 ndaj Chelseat në “Stamford Bridge” i ka afruar më shumë këtij objektivi skuadrën e drejtuar nga Michael Carricku.

Kjo paraqet një kthesë të madhe krahasuar me periudhën nën drejtimin e ish-trajnerit Ruben Amorimit.

Me sigurimin e futbollit europian, fokusi do të kalojë te merkatoja dhe mënyra se si klubi do të përforcohet, ndërsa INEOS është e vetëdijshme se largimet janë po aq të rëndësishme sa afrimet për balancimin financiar.

Sipas raportimeve, 13 lojtarë mund të largohen këtë verë.

Casemiro ka konfirmuar tashmë se do të largohet në fund të kontratës, ndërsa Tyrell Malacia dhe Jadon Sancho pritet të ndjekin të njëjtën rrugë.

Sancho aktualisht është në huazim tek Aston Villa.

Klubi synon gjithashtu të largojë Marcus Rashfordin për shkak të pagës së lartë, ndërsa Barcelona ka opsion për ta blerë përfundimisht.

Ndërkohë, aventura e Rasmus Hojlund në “Old Trafford” pritet të përfundojë, pasi Napoli ka një detyrim blerjeje që konsiderohet formalitet.

Në portë, situata është gjithashtu e paqartë: Andre Onana dhe Altay Bayindir pritet të largohen, ndërsa i riu Radek Vitek kërkon më shumë minuta pas një huazimi të suksesshëm te Bristol City.

Nga afrimet e vitit 2024, Joshua Zirkzee dhe Manuel Ugarte nuk kanë bindur dhe mund të largohen, pavarësisht politikës së INEOS për t’u dhënë lojtarëve të rinj dy vite kohë.

Ndërkohë, talentë të rinj si Toby Collyer (aktualisht te Hull City), Tyler Fredricson dhe Dan Gore pritet të vazhdojnë karrierën larg Manchester United.

Kjo verë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e klubit, me një rindërtim të madh në horizont.

Komento: