Prokuroria e Pejës gjatë tre muajve sekuestron 20 vetura dhe rreth 50 kilogramë ari

10:35 | 27 Prill 2026
prokuroria-e-pejes-gjate-tre-muajve-sekuestron-20-vetura-dhe-rreth-50-kilograme-ari

Prokuroria Themelore në Pejë njofton se, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në luftimin e kriminalitetit dhe forcimin e sundimit të ligjit, gjatë periudhës janar – mars 2026 janë realizuar një sërë veprimesh hetimore dhe operative që kanë rezultuar me sekuestrimin e aseteve të konsiderueshme. Gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar gjithsej:

• 20 vetura, të dyshuara se janë përdorur apo përfituar nga aktivitete të kundërligjshme;

• 49 kg ari,

• 622 gramë diamante,

• 424 gramë argjend;

• Shuma të konsiderueshme parash të gatshme në valuta të ndryshme, përfshirë:13,145 €, 2,320 CHF, 2,400 USD, 1,100 CZK, si dhe 2,900 SEK, 470 GBP, 200 RWF dhe 200 ALL. Këto rezultate janë arritur në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e zbatimit të ligjit, si pjesë e përpjekjeve të koordinuara për parandalimin e veprave penale dhe kryerësve të tyre. Prokuroria Themelore në Pejë mbetet e përkushtuar në ushtrimin e funksionit të saj kushtetues dhe ligjor, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për hetimin dhe ndjekjen penale të personave të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme, si dhe në sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme.

Komento: