Gazetarja e BBC flet për panikun dhe konfuzionin në darkën e korrespondentëve në Shtëpinë e Bardhë pas të shtënave

11:40 | 27 Prill 2026
gazetarja-e-bbc-flet-per-panikun-dhe-konfuzionin-ne-darken-e-korrespondenteve-ne-shtepine-e-bardhe-pas-te-shtenave

Një incident i pazakontë ka shkaktuar panik dhe pasiguri gjatë darkës së korrespondentëve në Shtëpinë e Bardhë, ku morën pjesë gazetarë dhe figura të njohura nga e gjithë bota.

Sipas raportimeve nga gazetarët e BBC, të pranishëm në ngjarje, situata u tensionua kur u dëgjua një zhurmë e fortë dhe e pazakontë. Korrespondenti për Amerikën e Veriut, Gary O’Donoghue, e përshkroi atë si një “zhurmë të ulët dhe të fuqishme”, ndërsa korrespondenti në Uashington, Daniel Bush, tha se në sallë mbizotëroi “konfuzion i madh”, me të ftuarit që u detyruan të fshiheshin nën tavolina.

Ish gazetarja e BBC-së, Mishal Husain, në një intervistë për programin “Today” në Radio 4, tregoi se hyrja në event kërkonte një ftesë fizike, ndërsa kontrollet e sigurisë, përfshirë detektorë metali dhe masa të ngjashme me ato të aeroporteve, u panë vetëm pasi ajo kishte hyrë në sallën kryesore.

Ajo shtoi se të ftuarit kishin kaluar disa orë brenda ndërtesës para fillimit të darkës, duke marrë pjesë në pritje dhe aktivitete të tjera, dhe vlerësoi se kontrollet e sigurisë duhej të ishin vendosur që në hyrje të objektit.

Salla ku zhvillohej eventi ishte shumë e mbushur, aq sa agjentët e Shërbimit Sekret detyroheshin të lëviznin nga një karrige në tjetrën për të kaluar nëpër turmë.

Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për natyrën e zhurmës apo nëse ka pasur ndonjë rrezik real, ndërsa ngjarja ka ngritur pikëpyetje mbi organizimin dhe sigurinë në një nga eventet më të rëndësishme mediatike në SHBA.

Komento: