Ndryshim goxha i madh në pamje, Ilir Meta del për herë të parë në gjykatë pas arrestimit

14:16 | 27 Prill 2026

Ilir Meta është shfaqur për herë të parë publikisht në seancën gjyqësore në Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas arrestimit të tij në tetor 2024.

Meta, i cili po qëndron në kafaz prej xhami gjatë seancës, ka deklaruar se ndaj tij po zhvillohet një proces i padrejtë dhe i bazuar në, siç tha ai, “shpifje dhe gënjeshtra”, duke e quajtur çështjen “një proces të turpshëm kundër shtetit shqiptar”.

Ai ka kërkuar që seancat gjyqësore të transmetohen drejtpërdrejt, duke theksuar se transparenca dhe llogaridhënia janë të domosdoshme për publikun.

Kjo është dalja e parë e Metës në publik që nga arrestimi i tij, ndërsa ai vazhdon të përballet me procesin gjyqësor në GJKKO.

Komento: