
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka thirrur seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, për këtë të hënë, me fillim nga ora 17:00.
“Seanca e jashtëzakonshme plenare e Kuvendit do të mbahet të hënën, më 27.04.2026, në orën 17:00, në sallën e Kuvendit. Ftohen të gjithë deputetët e Kuvendit. Rendi i ditës është i bashkëngjitur.”
