
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu e ka ndërprerë seancën për zgjedhjen e Presidentit, shkruan Reporteri.net.
Haxhiu njoftoi se seanca do të vazhdoj nesër në orën 10:00.
“Këtë seancë plenare do ta vazhdojmë nesër në orën 10:00”, tha Haxhiu.
Para se ta ndërprente seancën, u mbajtë një votim jokushtetues me vetëm 64 deputetë në sallë.
Edhe sipas Kushtetutës, edhe sipas Aktgjykimit të Kushtetueses, nevojiten 80 deputetë në sallë që të fillojë raundi i parë i votimit.
Votimi për president bëhet me votim të fshehtë.
Në rundin e parë dhe të dytë kërkohen dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ndërkaq në rundin e tretë kërkohen 61 vota për president.