
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri u deklarua pas përfundimit të seancës, ku tha se u bë shkelje e madhe kushtetuese.
“Ajo çfarë ndodhi sonte në kuvendin e Kosovës është një gabim i madh, një shkelje e madhe kushtetuese”, tha Tahiri.
Ai më tej tha se AAK do të marr të gjitha veprimet e nevojshme për këtë veprim që u bë.
Ndërkohë kryeparlamentarja Albulena Haxhiu kalimthi i tha atij se nesër duhet të marrë pjesë në seancë, raporton Gazeta 10.