Pak para vazhdimit të seancës reagon Hamza: Jemi përballë një akti të rrezikshëm për të ardhmen e Kosovës

14:15 | 28 Prill 2026
pak-para-vazhdimit-te-seances-reagon-hamza:-jemi-perballe-nje-akti-te-rrezikshem-per-te-ardhmen-e-kosoves

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar në profilin e tij në ‘facebook’ pak para nisjes së seancës së dytë të cilën kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e ka caktuar për në orën 14:00.

Hamza ka thënë se Kosova sot gjendet përballë një akti të rrezikshëm për të ardhmen e vendit.

“Sot jemi përballë një akti të rrezikshëm për të ardhmen e shtetit tonë. Përpjekja për zgjedhjen e Presidentit në mënyrë të njëanshme dhe me shkelje flagrante të Kushtetutës është sulm ndaj shtetit të së drejtës, që minon rendin tonë demokratik”, ka shkruar Hamza.

Komento: