Hoti: Rendi kushtetues është mbi çdo politikë, mbi çdo parti dhe mbi çdo individ

14:20 | 28 Prill 2026
hoti:-rendi-kushtetues-eshte-mbi-cdo-politike,-mbi-cdo-parti-dhe-mbi-cdo-individ

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe ish-kryeministri, Avdullah Hoti, ka reaguar publikisht përmes një statusi në Facebook, ka reaguar për situatën e fundit të krijuar në Kuvendin e Kosovës, pas seancës së mbrëmshme, ku të pranishëm ishin 64 deputetë e ë tentuan ta zgjedhin presidentin.

Në deklaratën e tij, Hoti ka nënvizuar se rendi kushtetues duhet të qëndrojë mbi çdo interes politik, partiak apo individual, duke e cilësuar atë si themel të funksionimit demokratik të shtetit.

Ai ka paralajmëruar se cenimi i këtij rendi nuk duhet të lejohet në asnjë rrethanë.

“Rendi kushtetues është mbi çdo politikë, mbi çdo parti, mbi çdo individ. Cenimi i këtij rendi nuk lejohet në asnjë rrethanë”, ka shkruar Hoti.

Komento: