‘‘Keqpërdorim seksual i fëmijëve’’, Arrestohen dy persona në Prishtinë, prokuroria jep detaje

15:25 | 28 Prill 2026

Policia e Kosovë, ka njoftuar se janë arrestuar dy persona, në dyshimet për veprën ‘’Matrialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve’’.

Në njoftim shtohet se, në kuadër të hetimeve, janë sekuestruar pajisje elektronike, të cilat do të shërbejnë si prova matriale në këtë procedurë penale.

Komunikata:

Komunikatë e përbashkët për media nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë

Prishtinë, 28 prill 2026– Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar  dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Matrialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve’’, nga neni  227/I  sipas  Ligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe  ndryshimin  e Kodit nr.06/L- 074 Penal të Republikës së Kosovës.

Si  rrjedhojë e veprimeve të ndërmarra nga Prokurori i Shtetit,  në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Prishtinë, është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarve, të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘’Materialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve’’, nga neni 277/I sipas Ligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr.06/L-074  Penal të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, në kuadër të këtyre hetimeve, janë sekuestruar pajisje elektronike, të cilat do të shërbejnë si prova matriale në këtë procedurë penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim me Policinë e Kosovës, mbetet e përkushtuar në luftimin dhe trajtimin e këtyre veprave penale.

Komento: