Prokuroria në Ferizaj ndalon edhe dy persona të tjerë, njëri noter, dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare

15:35 | 28 Prill 2026
prokuroria-ne-ferizaj-ndalon-edhe-dy-persona-te-tjere,-njeri-noter,-dyshohet-per-keqperdorim-te-pozites-zyrtare

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndaluar për 48-orë një noter, i cili dyshohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe një person tjetër për veprën penale:  “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.

“Ndalimi i dy të pandehurve në këtë rast është bërë si rezultat i vazhdës së hetimeve që ndërlidhet me rastin paraprak, ku më herët nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, u ndaluan edhe tre

persona të tjerë, për shkak të dyshimit të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”, tha Prokuroria.

Ajo shtoi se ndaj të pandehurve në këtë çështje penale do të vazhdojë tutje me procedurat dhe veprimet e nevojshme ligjore.

Komento: