Labinot Azemi në lëvizje të re në Komunën e Vushtrrisë – çfarë po sjellë?

17:10 | 28 Prill 2026
labinot-azemi-ne-levizje-te-re-ne-komunen-e-vushtrrise-–-cfare-po-sjelle?

Drejtuesit e Institutit INVES, Labinot Azemi dhe psikologu Orhan Nazifi, zhvilluan një takim zyrtar me znj. Hyrë Uka Hoxha, Drejtoreshë e Drejtorisë për Administratë të Përgjithshme në Komunën e Vushtrrisë.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet Komunës së Vushtrrisë dhe Institutit INVES, me synim, zhvillimin e projekteve me karakter social. Takimi u karakterizua nga një frymë e qartë bashkëpunuese dhe gatishmëri për të ndërtuar partneritete në të ardhmen, të cilat pritet të sjellin iniciativa konkrete dhe me ndikim në shoqëri.

Në këtë kontekst, Labinot Azemi theksohet si një nga figurat publike më të njohura dhe si imazh i fuqishëm i luftës kundër bullizmit në Kosovë, duke i dhënë këtij bashkëpunimi një dimension të shtuar social dhe sensibilizues.

Postimi i plotë: https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=1410108940919432&id=100057610172657&mibextid=wwXIfr&rdid=yabjpylA3IUUbP8b#

Komento: