
Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se Mithat Lozhani është liruar nga burgu në Beograd.
“Lajm i madh: Mithat Lozhani u lirua nga burgu në Beograd! Vazhdoj me punu për qytetarin e Kosovës”, ka shkruar Koci.
Lozhani, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shtetas i Kosovës, ishte arrestuar më 5 shkurt 2026 nga policia serbe.
Sipas njoftimeve të atëhershme, ai ishte ndaluar në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë, ndërsa gjatë kontrollit i ishte gjetur kartela e anëtarësisë së veteranit të UÇK-së.