
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se deputetët e partisë së tij nuk do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës për zgjedhjen e presidentit, e cila është paraparë të nis në orën 19:00.
Haradinaj tha se si parti janë përjashtuar prej bashkëpunimit për të gjetur zgjidhje në këtë drejtim.
“Ne realisht na kanë përjashtuar prej bashkëpunimit për të gjetur një zgjidhje. Ndoshta sikur të kishim qenë pjesë e procesit nga fillimi ndoshta kishim mundur me i ndihmuar, ajo që është me rëndësi është të mos vazhdohet me shkelje të Kushtetutës e votimit pa kuorum, sepse e çon vendin në drejtim të rrezikshëm…. Nuk jemi pjesë e seancës. Kjo është lëvizje pa konsultë, pa dakordim, pa marrëveshje”, ka deklaruar Haradinaj.
Seanca është thirrur për në orën 19:00, por deri tash deputetët nuk kanë shkuar në sallë.