“Kemi me sjell ujësjellësin në disa fshatra” – Kryetari Sokol Haliti

09:05 | 29 Prill 2026
“kemi-me-sjell-ujesjellesin-ne-disa-fshatra”-–-kryetari-sokol-haliti

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti në një lidhje të drejtpërdrejt me emisionin e mëngjesit “Adresa e Ankesave” ka folur rreth ankesave në këtë komunë.

Ai gjithashtu ka treguar edhe për projektet e reja që pritet të implementohen gjatë këtij viti, raporton Gazeta10.

“Kemi pasur probleme nga aspekti financiar nha kontrata kolektive, por që Vitia ka arritur ta mbajë këtë pjesë mirë nga investimet kapitale, nga subvencionet, do të fillojmë shumë shpejt projektin e trotuareve që e kemi në vazhdimësi, kemin fillu projektin me Bankën Botërore, gjithashtu kemi fillu projektin për shtimin e kapaciteteve të ujit që e ka vlerën 6.5 milionë, udhëheqjen e këtij projekti e bënë vet investitori, ndërsa sa i përket ankesave për rrugët e dëmtuara mund të them që në komunën e Vitisë nuk ka rrugë të prishura, mund të jetë ndonjë rrugicë por jo rrugë kryesore”, tha ai në Kanal10.

Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë./Gazeta10

Komento: