E rëndë: Vetaksident në Gjakovë, humb jetën një person

10:30 | 29 Prill 2026
nje-i-vdekur-e-27-te-lenduar-ne-aksidente-trafiku-per-24-ore-ne-kosove

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur gjatë së martës në Gjakovë.

Sipas policisë, viktima derisa ka qenë duke drejtuar motoçikletën, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin dhe është përplasur në një shtyllë elektrike të betonit.

“Si pasojë i njëjti e ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Komento: